Në pesë muajt e parë të vitit eksporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut është rritur për pothuajse 1,7 miliardë lekë ( 15,7 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përkundrejt rritjes së eksporteve shqiptare, importi i produkteve të Maqedonisë në Shqipëri është në rënie.
Në këtë periudhë raportuese është vërejtur rënie e importit të mallrave nga Maqedonia e Veriut për 813 milionë lekë (7,5 milionë euro). Sipas të dhënave, importet rezultojnë në shifrat 5,8 miliardë lekë (53,7 milionë euro) kundrejt 6,6 miliardë lekëve (61,1 milionë euro) në pesëmujorin e parë të vitit 2022″, thekson INSTAT.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe funksionon pa detyrime doganore.