Instagram po sjell opsionin që e kemi kërkuar prej kohësh

September 15, 2023

Përdoruesit e Instagram janë ankuar prej kohësh për faktin që rrjeti social të jep pak mundësi për të publikuar informacione personale.

Për këtë arsye, platforma po teston një opsion të ri, i cili ju lejon të ndani postime në feed (kryefaqe) vetëm për “Close Friends” (miqtë e ngushtë).

Instagram konfirmoi për TechCrunch se po e teston këtë veçori në disa vende, por nuk specifikoi se ku.

“Ne po testojmë mundësinë që njerëzit në vende të zgjedhura të ndajnë postimet në feed me miqtë e tyre të ngushtë. Ne jemi gjithmonë duke parë mënyra të reja që komuniteti ynë të shprehet dhe të lidhet në Instagram,” tha një zëdhënës i Meta.

Previous Story

Rekord i 100-vjeçarëve në Japoni

Next Story

Pas 8 aborteve nenës i ndodh mrekullia, lind fëmijën e parë

Latest from Blog

Go toTop