Iniesta shpreson stolin e Barcelonës

October 9, 2024

Lamtumira si futboll i jep të drejtë për të hapur një kapitull të ri në karrierë. Andres Iniesta ka pranuar se do të qëndrojë sërish në botën e futbollit, por këtë herë në rolin e trajnerit. Teksa po komentonte të gjithë eksperiencën e tij si futbollist, 40-vjeçari shfaqi hapur dëshirën që një ditë të jetë nën drejtimin e Barcelonës.

“Në momentin që mund ta ndjej se duhet të jem aty dhe nëse krijohen rrethanat do të isha i kënaqur. Nuk kam qenë në asnjë seancë stërvitore si trajner, por synimi është që ta bëj një gjë të tillë. Do të doja të kthehesha në Barcelonë në një moment të jetës sime.”

Iniesta kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij 22-vjeçare në Barcelonë pasi doli nga akademia e klubit La Masia. Ai bëri debutimin në vitin 2002 dhe fitoi 29 trofe, duke përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.

Në vitrinën e trofeve bien në sy edhe 6 Kupa Mbreti, 5 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa Europiane dhe 3 Botërore Klubesh.

Previous Story

Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag

Next Story

Ademi për ndeshjet kundër Qipros dhe Lituanisë: Jemi të motivuar dhe bashkuar

Latest from Blog

Go toTop