Infermierja adoptoi 17 vjeçaren qe lindi trinjak pasi askush nuk kujdesej për të

August 12, 2023

Katrina Mullet ishte infermierja qe u lidh shume me adoleshenten qe ne fillim te vitit, e cila do te behej nena e trinjakeve me vone.

Infermierja 45 vjeçare tregon se si ajo vete 30 vite me pare ishte një 16 vjeçare adoleshente nene qe e la fëmijën ne adoptim asokohe. Por tashme është nena beqare e 5 djemve.

Kur Sarija Small mori vesh shtatëzanine e saj ishte një 14 vjeçare e frikësuar por qe ne atë moment infermierja Mullet i ndenji pranë.

Gjate kohës qe shtatëzania e Small po ndiqej ne spital vete adoleshentja nuk kishte njeri tjetër pranë veç infermieres e cila bënte turnet e natës 3 here ne jave. Por edhe gjate kohës kur Mullet nuk ishte ne spital ajo ruajti kontaktet me Small.

Mirëpo kur trinjaket linden përkujdesja u shtua pasi ishin shume te vegjël dhe gjithnjë lidhja mes infermieres dhe adoleshentes u be me e forte.

Erdhi dita qe bebat duhet te dilnin nga materniteti dhe nena adoleshente nuk kishte njeri pranë.

Ne videotelefonatat e bëra infermierja shihte se bebat nuk ishin mire me peshën dhe njeri prej tyre duhej te ndiqej nga një pediatër.

Kështu pasi mbushi 15 vjeç dhe infermierja i vizitonte shpesh, e reja Small mori vesh se punonjësi social i ka caktuar atyre te 4 një ndihme nga shteti ose po pritej qe te kishin një shtëpi mikpritëse. Mirëpo çdo gjë ishte shume e vështire pasi ata ishin 4 dhe askush nuk pranonte një situate te tille.

Me pas infermierja u vu para përgjegjëse dhe një here punonjësja sociale e pyeti a mos ishte e gatshme ajo ti mbante ne shtepin e saj disa kohe ata te katër.

Ishte ky momenti kur Mullet pranoi ti mbante ne shtëpi si strehim dhe disa muaj me vone u legalizua ligjërisht adoptimi i adoleshentes prej infermieres.

Infermierja Mullet tani ka një familje te madhe e te gjithë jetojnë se bashku. Trinjaket mbushin 3 se shpejti dhe ajo po i gëzohet faktit se është një gjyshe e re.

Previous Story

Angela Martini “i djeg” rrjetet sociale, shfaqet më e zhveshur se kurrë

Next Story

Dembele pas transferimit te PSG: Ndihem i lumtur, shpresoj t’i bëj krenarë të gjithë tifozët

Latest from Blog

Go toTop