India tejkalon Kinën, regjistron popullsinë më të lartë në botë

April 13, 2023

India është projektuar të jetë brenda kësaj jave, vendi me popullsinë më të lartë në botë, me mbi 1.4 miliardë njerëz, sipas projeksionit më të fundit të Kombeve të Bashkuara, duke tejkaluar kështu Kinën.

Sipas censusit më të fundit të realizuar në vitin 2011, India rezultonte të kishte 1.21 miliardë banorë, duke nënkuptuar kështu se për gati 1 dekadë, është rritur me mbi 210 milionë banorë apo gati sa popullsia e Brazilit në tërësi.

Gjithsesi, po sipas të dhënave të OKB, kjo normë e rritjes së popullsisë, ka qenë më ngadalësuar për shkak të rënies së numrit të lindjeve në periudhën 2019-2021. Por kjo normë, rezulton të jetë e ndryshme në qytete të ndryshme të Indisë.

Previous Story

Arrestohet kërcënuesi i gazetarit Nevrij Ademi

Next Story

Kosovari lë SHBA-në për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arrën më të kërkuar në botë

Latest from Blog

Go toTop