Imami shqiptar bën denoncim publik: Po bëhet thirrje për vrasjen time!

Imami Mustafë Bajrami e ka bërë një denoncim publik.

Ai ka thënë se po bëhet thirrje për vrasjen e tij.

“Bëhet thirrje publike për vrasjen time! Kam dy pyetje miq të dashur. Të parën të gjithëve juve pa dallim profesioni, e të dytën profesionalistëve që merren me kriminalistikë e gjëra të tilla; 1) A e njeh dikush këtë person? 2) Pse nuk dalin me emër e mbiemër këta njerëz; sepse janë vrasës të vërtetë dhe duan ta kryejnë punën në pritë, apo sepse janë hajgarexhinjë”, ka shkruar imami, transmeton Gazeta Insajderi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.