Imami kosovar: Vajzat e mbuluara ta mbajnë me krenari shaminë nëpër shkolla, mos merrni leje prej askujt për obligimit që ua dha Allahu…

September 1, 2023

Imami kosovar Labinot Maliqi ka inkurajuar vajzat të cilat janë të mbuluara, të mbajnë shaminë me krenari në shkollë.

Ndërsa i ka bërë thirrje ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, që të reflekton sa më parë, duke e shfuqizuar ndalesën famëkeqe nga Udhëzimi Administrativ, ndalesë kjo e trashëguar nga qeveritë e mëparshme.

Njoftimi i plotë:

#VËMENDJE! — Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me këtë shkrim po i drejtohem të gjitha atyre vajzave (e përgjegjësve të tyre) të cilat kanë vendosur rishtazi me vullnetin e tyre që t’a bartin shaminë edhe në shkollë (shami, ku fytyra duket dhe nuk është e mbuluar), i lus që ta vendosin atë që nga dita e parë e mësimit.

Nuk keni nevojë të merrni leje dhe aprovim nga askush, mjafton që prindi ta njofton kujdestarin/ren e klasës se, është në dijeni që vajza e tyre e ka vendosur shaminë.

Mbajeni shaminë kudo dhe me shumë krenari. Ngase shamia nuk është simbol fetarë, por është obligim nga i Plotfuqishmi. Dhe, ne jemi shtet demokratik që aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, e jo shtet komunist e racist.

Andaj, kërkoj që Ministrja e Arsimit, Znj. Arbërie Nagavci, të reflekton sa më parë, duke e shfuqizuar ndalesën famëkeqe nga Udhëzimi Administrativ, ndalesë kjo e trashëguar nga qeveritë e mëparshme.

E, nëse për shkak të bartjes së shamisë, ju pengojnë nga e drejta juaj elementare njerëzore për të vijuar shkollimin në institucionet publike, dhe për të praktikuar hapur besimin, ashtu siq Kushtetuta e Kosovës i garanton këto të drejta bazike, nuk keni nevojë të bëni panik apo të brengoseni fare.

I inkurajoj prindërit/përgjegjësit e vajzave të tyre të më kontaktojnë. Për hirë të Zotit, shqetësimi juaj është obligim për mua për ta zgjidhur. Me lejen e të Plotfuqishmit, askush nuk do të mund t’ju privoj nga e drejta juaj për tu shkolluar, dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin.Suksese në mësime. Zoti ju shtoftë diturinë!

Previous Story

MASH: Sot fillon afati i dytë i aplikimit për subvencionim të shujtës ushqimore për studentët

Next Story

Kovaçevski tregon se kur do të vazhdoj seanca për ndryshimet kushtetuese

Latest from Blog

Go toTop