Imami Ahmed Kalaja vlerëson lartë hafizin 10 vjeçar nga Haraçina legjendare, e fton në Tiranë!

May 11, 2023

Imami i mirënjohur ndër trojet shqiptare, Ahmed Kalaja në një status në rrjetet sociale ka uruar Diarin nga Haraçina, i cili në moshën 10 vjeçar u shpall hafiz i Kuranit.

Kalaja ka vlerësuar lartë 10 vjeçarin duke e ftuar që një ditë të kalojë nga Tirana dhe tu falë një namaz tironasve.

“Po dole nga Tirana do të fusim imam në një nga namazet me zë. Dijar qofsh i mbar e i bekuar edhe një shembull i mirë për moshatarët e tu”, ka shkruar Kalaja.

Ai ka thënë se këto mrekulli nuk ndodhin askund tjetër përpos në islam.

“Askund sndodhin të tilla mrekulli vetëm se në Islam. Vetëm 10 -të vjeç djaloshi nga i Haraçinës Legjendare memorizon Kuranin”, ka nënvizuar imami nga Tirana.

Previous Story

Kuvend/ Ligjet për Korridorin 8-të dhe 10D para deputetëve në Komisionin për Çështje Evropiane

Next Story

Miliarderët po ia ‘kthejnë’ shpinën Zvicrës e po shkojnë në Itali

Latest from Blog

Go toTop