Një thirrje urgjente për ndihmë është shpërndarë në rrjetet sociale.
I riu Astrit Ismaili nga qyteti i Gostivarit me vendbanim në Shkup është zhdukur nga banesa e tij dhe familjarët nuk kanë asnjë informatë për të.
Detaje:
SHPËRNDAJE URGJENT
Djali në foto ështu Astrit Ismaili 26 vjet nga Gostivari. Që nga dita e hënë (10.04.2023) është i zhdukur nga banesa e tij në Shkup me adresë: VARSAVSKA nr. 17.
Gjërat e tij personale si telefon, laptop, etj, të gjitha gjenden në banesë.
Banesa është me të vjellura andaj nuk dihet për gjendjen e tij shendetesore.
Policia ku po i kryen hetimet e duhura, familjarët gjithashtu lusin të gjithë qytetarët e Shkupit nëse e takojnë djalin të kontaktojnë policinë ose në numrin: 071 433 777