Rafet Muminoviç, ish drejtues i Klubit Futbollistik “Slloga Jugamgnat”, deputet ne Kuvend, kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, dhe së fundmi anëtar i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, njihet si një ndër biznesmenët e parë që kanë nisur biznesin e basteve dhe kazinove në Maqedoninë e Veriut.
Muminoviç – njihet edhe si një ndër njerëzit më të afërt të Izet Mexhitit, bashkëpunëtor politik dhe partiak, por edhe njeriu të cilit Komuna e Çairit, e udhëhequr nga Izet Mexhiti, ia dha në shërbim disadekadash, si dhe ia legalizoi gjithë hapësirën e stadiumit të Çairit dhe pjesën e përparme, që konsiderohet të jetë hapësirë publike.
Në këtë hapësirë, janë hapur shumë objekte afariste, ndër të cilat edhe tre kazino/baste dhe një “dyqan për para” – kredi të shpejta.
Qiraja mujore nga këto objekte arrin dhjetëra mijëra euro në vit ndërsa asnjë denarë nuk shkon në llogari të K.F “Shkupi” – emblemës së futbollit shkupjan e më gjerë.
Shtrohet pyetja kush i merr këto para nga qiraja prej dhjetëra e mijëra eurosh për çdo muaj?
A i ndanë këto mjete nga qiraja dhe përfitimet e kazinove/basteve – Rafet Muminoviç edhe me ortakun e bashkëpartiakun e tij!?!