I nxehti, OBSH paralajmëron rrezikun: Rriten goditjet në zemër

Vala e të nxehtit që ka përfshirë shumë vende të botës këtë javë ka çuar në rritje të rrezikut ndaj arrestit kardiak dhe vdekjeve. Paralajmërimin e japin ekspertët e OBSH-së.

“Temperaturat e larta gjatë natës janë veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut, sepse trupi nuk është në gjendje të rikuperohet nga i nxehti. Kjo çon në rritje të rasteve të arrestit kardiak dhe vdekjes. Fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar.”

Valët e të nxehtit janë një vrasës i padukshëm. Ne po përjetojmë temperatura gjithnjë e më të nxehta për periudha më të gjata kohore, çdo verë në Evropë dhe jo vetëm. Në 10 vitet e fundit, më shumë se 400,000 njerëz kanë vdekur nga fenomenet ekstreme të klimës dhe çdo një nga këto vdekje është një tragjedi për familjet dhe njerëzit e dashur që ata lënë pas. Siç kemi dëgjuar nga kolegët, foshnjat, të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike shëndetësore janë më të rrezikuar.

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, nga rraskapitja, nxehtësia, dehidratimi i rëndë, si dhe rritja e rrezikut e goditjeve në tru.

Share

Go toTop