I mituri publikoi video me mjet prerës, nisin hetimet për 13-vjeçarin në Tiranë

November 21, 2024

Ka nisur hetimi për një 13-vjeçar në Tiranë, i cili përpara një muaj kishte postuar një video në rrjetet sociale duke mbajtur një mjet prerës në dorë.

Këto materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

I mituri kishte publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Top Channel

Previous Story

Raketat në Ukrainë, lojë me zjarrin, Erdogan kundër SHBA: Do ndezë konfliktin!

Next Story

PD e pakënaqur me Celibashin/ Ivi Kaso tregon shqetësimin e opozitës për votimin elektronik: Ta harrojë Rama, Gjiknuri dhe kushdo që…

Latest from Blog

Go toTop