I mbrojti tri penalti për tetë vjet për Unitedin, dy për 10 minuta për Fiorentinën

October 7, 2024

David de Gea luajti për 11 vjet te Manchester Unitedi, ku në tetë vjetët e fundit ndali vetëm tri penalti të gjuajtura në drejtim të portës së tij.

Kur u mendua se u pensionua, ai këtë verë nënshkroi me klubin e Serie A-së, Fiorentina.

Mirëpo, të dielën ai pati një mbrëmje të paharrueshme në fitoren e të Vjollcëve ndaj Milanit, 2:1.

Spanjolli arriti t’i presë dy penalti të gjigantit italian, njërën në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërkaq tjetrën në minutën e 56-të.

Madje, ai arriti t’i mbrojë dy penalti nga dy goditës të ndryshëm – Theo Hernandez dhe Tammy Abraham.

Previous Story

Është stina e kungujve, ja pse duhet t’i hani dhe si ndikojnë në trupin tuaj

Next Story

Vdekja e foshnjës 14 muajshe/ BDI: Të dorëhiqet Taravari dhe drejtori i klinikës Rexhep Memedi

Latest from Blog

Go toTop