I ftohti godet Australinë, reshjet e borës mbulojnë Parkun Kombëtar

May 8, 2023

Reshjet e dendura të borës mbuluan Parkun Kombëtar Namdagi të Australisë të dielën më 7 maj, ndërsa i ftohti goditi disa pjesë të juglindjes së vendit.

Temperaturat ishin shumë nën mesataren në Territorin e Kryeqytetit Australian, sipas Byrosë së Meteorologjisë të shtetit.

Borë dhe breshër u raportuan gjithashtu në Uellsin e Ri Jugor, thanë mediat lokale.

I ftohti në të gjithë juglindjen filloi gjatë fundjavës me temperaturat që ranë shumë nën mesataren e muajit, sipas agjencisë së motit, e cila parashikoi se ngricat e mëngjesit do të zgjasin deri të mërkurën e 10 majit.

Previous Story

LSDM: Ndryshimet ligjore vlejnë edhe për projektet e financuara nga BE, jo vetëm për korridoret

Next Story

Zhaklin Lekatari: Për opinionet në Big Brother jam kërcënuar shumë , kam pasur përplasje me familjarët e Kiarës!

Latest from Blog

Go toTop