I dyshuari që dogji lokalin e Noizyt është kushëriri i reperit, zbulohet identiteti…

June 29, 2023

Lokali i reperit Noizy është përfshirë sërish nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që lokali i tij në Currila digjet qëllimisht nga flakët, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të identifikojë autorin.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Eraldo Musteqja, kushëri me reperin Noizy.

26-vjeçari i arrestuar rezulton të jetë autor i zjarrit të qëllimshëm ditës së sotme, zjarrit të rënë në të njëjtin lokal më datë 11 qershor dhe zjarrit në derën e banesës së nënës së Noizyt më datë 10 qershor.

 

Në momentin e arrestimit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

 

Previous Story

Digjet sërish lokali i Noizyt në Durrës

Next Story

INSTAT: Rritet eksporti i produkteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Latest from Blog

Go toTop