Huqet e Kasamit në stilin e “Gjokicës së vogël”!

(Editorial i portalit indeks.mk)

Edi Rama, posa përcolli Klintonin, ia behu në Shkup, në një agjendë të ngjeshur ballkanike. Por iku i dëshpëruar që nuk kishte dashur ta pranojë Bilall Kasami!
E, Edi i shkretë, kemi edhe ne Kurta këtu në Maqedoni, nëse s’e ke ditur!

Vërtet, ç’ndodhi, si ndodhi kjo gjëmë!? Unë, tha Edi, nuk kam planifikuar diçka të tillë.

Logjika thotë se nëse Edi Rama nuk ka pasur mundësi të takohet as me liderët e partive tjera të ngjashme me atë të Billall Kasamit, sepse ai u takua kryesisht me zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të partive në pushtet. çfarë ka të veçantë Bilalli për t’i kërkuar atij takim, e jo bie fjala Afrim Gashit?!

Pas ikjes së Ramës për Prishtinë, na mbeti çështja e besimit. Kujt t’i besojmë, Kasamit që deklaroi se e ka refuzuar takimin, apo Edit që s’ka planifikuar! Pak publicitet t’i japë vetes lideri i Besës, s’e ka keq.

Larg kësaj tragjikomedie, qëndron nënteksti. E nënteksti, është, siç thonë komshinjtë tanë, “kako se mali Gjokica pravi vazhan!”. Që të mos jetë kjo sa për sy e faqe, në prapavijë është i nënkuptueshëm një motiv solidarizimi i Kasamit me Kurtin, i cili njësoj që më parë e kishte refuzuar takimin. Por Kurti këtë refuzim e kishte lidhur me një motiv të arsyeshëm personal: prishjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive vetëm dy ditë para datës së planifikuar nga ana e Edi Ramës.

Çfarë “mbledhje” Rama i prishi Kasamit?

Edhe ai ujku i përrallës ishte habitur kur kishte rënë në qytet një ditë pazari dhe të gjithë katundarët që u kishte bërë dëm vrapojnë pas tij. Vrapon edhe “kovaçi” me çekiç në dorë. Ujku habitet, e kthen kokën dhe i thotë: hajt se këtyre katundarëve ua kam ngrënë ndonjë gomar,lopë, viç a dele, po ty mos ta hëngra tezjahun?!”

Edhe Bilall Kasami ashtu. Çfarë “ifkesh” ka që merr mbi vete për t’ia kthyer borxhin e huaj dikujt që atij s’i ka borxh!

Kaherë janë shprehur disa dilema se çfarë parimesh duhet të ndërtohen marrëdhëniet midis subjekteve shqiptare, në bazë të preferencave partiake, personale apo institucionale. Në të kaluarën, pikërisht kur janë përzier principet, kemi pasur afrime partish nga trojet shqiptare, në dëm të ndonjë partie tjetër. Kjo gjë pastaj bëhet pengesë në marrëdhëniet institucionale, kur vijnë në pushtet parti që kanë pasur përplasje paraprakisht. Disa situata të viteve të fundit, kanë dëshmuar për dëmin që shkaktojnë këto lloj marrëdhëniesh.

Si duket, pretendimet e një lideri të një partie me ndikim lokal, I ka dhënë si tepër kosës gjerë për të “ndëshkuar” kryeministrin e shtetit amë, as se është I thirrur ta bëjë, e as se ka ndonjë ndikim për këtë.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.