Humbi kontaktet me familjen në Itali, 27-vjeçarja gjendet në urgjencën e QSUT në Tiranë

Olga, vajza e cila po kërkohej nga prindërit italianë është gjetur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare QSUT në Tiranë. Nuk dihet deri më tani gjendja shëndetësore e saj.
Reklama

27-vjeçarja italiane humbi kontaktet me familjen e saj në Itali. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

“Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme. Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare:
Reklama

famigliameriggiolga@gmail.com, të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës ose Ambasadën Italiane në Tiranë”, thuhet në mesazhin e tyre.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.