Hoxha Drilon Gashi, ka bërë një shkrim me rastin e 6 majit, ditëlindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Gashi, ka shkruar se Skënderbeu është profeti i kombit shqiptarë, siç është Ademi për njerëzimin.
Siç ka shkruar Gashi, Skënderbeu s’ka luftuar për kryqin dhe kundër islamit, por ka luftuar për atdheun dhe kundër pushtuesve turq, raporton Gazeta Express.
Në fund të shkrimit të tij, Gashi thotë se shpata dhe simbolika e dy brirëve në përkrenaren e Skënderbeut përfaqësonin bashkëpunimin në mes të medhjes dhe zemrës dhe harmoninë shpirtërore të Skënderbeut.
Reagimi i plotë:
Ne shqiptarët edhe pse thuhet që nuk patem profet, Skenderbeu për kombin është sikurse Ademi për njerëzimin, e me përkrenaren e tij ai është Dybrirëshi (Dhulkarnejni) jonë.
Skënderbeu nuk luftoi për kryqin, por për atdheun; ai nuk luftoi kundër Islamit, por kundër pushtuesve turq.
Besimi në Idealin e shenjtë të tij shprehej përmes ritualit të heroit para shpatës, ndërsa simbolika e dy brirëve në perkrenare përfaqësonin bashkëpunimin midis mendjes dhe zemrës dhe harmoninë e tij shpirtërore.