Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxha, tha se kjo parti nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve nga ana e BE-së, duke shtuar se këto mjetet nuk vijnë në Kosovë, shkaku i masave, raporton EO.
Ai tha se Qeveria e Kosovës është duke humbur mundësinë e artë që t’i tregojë botës për sulmin e 24 shtatorit, duke shtuar se nuk mund t’i tregohet botës atë që ka ndodhur me konferenca nga Prishtina.
Madje ai ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
“Tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka të bëjë me atë që votohen ose nuk votohen, problemi është që Kosova është e sanksionuar dhe ato para nuk vijnë pasi vendi është në sanksione. Mendoj që Kuvendi i Kosovë dihet ta përmbush mandat që e ka me Kushtetutë. Marrëveshjet ndërkombëtare janë të rëndësishme që të votohen, por ky vend është nën sanksione ndërkombëtare. Kjo Qeveri nuk ka vizion të shtete-ndërtimin. Shqetësimi jonë është që a dëshiron kjo shumicë që ta përmbyll shtete-ndërtimin me njohje të ndërsjellët”.
“Ne mendojmë që kjo shumicë parlamentare e cila vazhdon të mbete shumicë me se paku i përfaqëson këto interesa. Kurti ka rezultat më të vogla me këtë Qeveri. Ne kemi parë dialogun Kosovë-Serbi, si opozitë i kemi dhënë mbështetje. Ne mendojmë që duhet të ketë zgjedhje”, tha ai.
“Partia Demokratike nuk i thotë një kryetari të komunës se çfarë duhet që të bëjë ai. Shqetësimi jonë është se ajo se varfër ka ndodhur me 24 shtator është një ditore e madhe, një ngjarje se si ka qenë. Ne nuk po shohim proces politik për të integruar veriun”.
Ai tha se ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun po fshihen duke mos u deklaruar më medie për rastin e veriu të Kosovës, raporton EO.
“Borrell e Lakçak janë fshehur nuk dalin në medie të thonë se çka mendojnë. A mendon që i marr seriozisht komente e Stanos. Përderisa Kurti ka qenë në dialog me Serbinë, dhe mospranimin e marrëveshjeve nga Serbia, ka ndodhur një akti agresion që BE është duke u fshehur”, tha ai.