Fronti Europian në qytetin e Shkupit po mban aktivitet me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së re, nën moton 100 Deshtime, Skandale, Nënçmime.
Arjanit Hoxha nga PDE tha se kjo qeveri është qeveri e turpit, sepse kanë më shumë skandale se sa ditët që janë në pushtet.
“Sot ne turpërohemi nga turpi që po ë bëjnë ata. Cdo ditë kam mbajtur shenime për çdo gabim që po bëjnë por ne ditën e 50-të u dorëzova sepse gabimet e tyre u dyfishuan. Ata u bënë pjesë e kësaj qeverie si humbësa. Shkaruan mjekë, drejtora, morën kompetencat e ministrisë së Ekonomisë, zhvëshën nga shqiptarizmi Ministrinë e Arsimit, teksa Ministrinë e vetme që kujdesej për çështjen shqiptare e lanë në dorë të një putinisti, një ministri serb. Në këto 100 ditë më shumë kemi se cfarë paskan trasheguar nga qeverisja e kaluar e jo cka do të punojnë, VMRO dhe degët e saj VLEN po e bëjnë edhe balancuesin si diçka të parëndësishme, duan ta largojnë ligjin e gjuhës, nuk janë të zotë të mbrojnë asgje nga ajo cka e fituam me shumë mund. Nuk duhet të lejohet ky nënçmim, sepse kjo qeveri gjithçka ka vendosur ne pikëpyetje.”