Hoxha: Dita e Çlirimit të Kosovës është një moment i lavdisë dhe reflektimit, për gjeneratat e reja që duhet të mbrojnë lirinë

Arjanit Hoxha kryetar i Partis Demokratike Evropiane në Akademinë Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë” të organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite si një moment i lavdisë për Kosovën dhe popullin e saj.

“Ky është një moment i lavdisë historike, duke festuar pas 25 viteve çlirimin e Kosovës nga barabarët serb,” tha Hoxha. Ai shtoi se festa nuk është e plotë përderisa liderët që kanë luftuar për liri po gjykohen në Hagë, duke shprehur shpresën që ata do të festojnë lirinë në vitet e ardhshme.

Hoxha vlerësoi Kosovën si një shtet të lirë dhe sovran, i cili gëzon njohjen nga të gjitha shtetet e botës, përfshirë SHBA-në dhe vendet perëndimore. Ai theksoi se gjeneratat e reja janë rritur me frymën e vetëdijes dhe të çlirimit kombëtar.

“Ky është një moment i lavdisë historike, duke festuar pas 25 viteve çlirimin e Kosovës nga barabarët serb. Festa nuk është e drejtë përderisa liderët që kanë luftuar në mënyrë të padrejtë po gjykohen në Hagë, prandaj uroj që edhe ata do të festojnë në vitetet e ardhshme.
Kosova sot është shtet i lirë dhe sovran, që njihet sot nga të gjitha shtetet e botë, SHBA, dhe vendet perëndimore.
Për derisa gjeneratat e mija u rritën me frymën e vetëdijes dhe frymës të çlirimit kombëtar, gjenerata e zotiti Ahmeti dhe shkoëve të tij e kanë përjetuar ndryshe, disa duke ja kushtuar gjithë jetën çështjes së çlirimit të shqiptarëve, dhe disa duke flijuar jetën e tyre.
Jemi me fat që jetojmë në eokën që protagonistët kryesorë të luftës çlirimatre janë në mesinin tonë, dhe prania e tyre duhet të na shërbejë për të vazhduar kauzën kombëtare.
Çlirimi i Kosovës dhe pavarsija e sajë janë një momentum që na lejoi neve shqiptarëve të lidhnim lidhje miqësore dhe aleanca drejt shteteve perëndimore. Ju uroj të gjithëve 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, dhe qoftë kjo ditë reflektimi për gjeneratat që duhet të mbrojnë lirinë dhe të drejtat e fituara”, tha Hoxha./Indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.