Ajremin Jusufi është sportisti, bodybuilderi i vetëm shqiptarë nga Maqedonia, që do të marrë pjesë në kampionatin botërorë që do të zhvillohet në Barcelonë nga java e ardhshme.
Në një prononcim me shkrim për indeks.mk, Jusufi ka njoftuar se paraprakisht ka marrë pjesë në garat evropiane nga ku edhe ka arritur të fitojë medalje dhe të renditet në 5-shen e parë.
“Kam marrë pjesë në garat Evropiane dhe jam renditur në vendin e 5-të dhe mora medalje finalisti që janë një ndër me të fortat në Evropë “Arnold classic Europ” që dhe mban emrin gara të ikonës të bodybuildingut, Arnold Schëarzeneggerit”, deklaroi fillimisht ai
Shton se edhe në garën e lartpërmendur evropiane ka qenë shqiptari i parë nga Maqedonia, po edhe në këtë botërorë do të jetë i vetmi shqiptarë.
“Në këtë garë botërore jam i vetmi shqiptar nga Maqedonia që do të garojë. Deri më tash s’ka garuar asnjë shqiptar nga Maqedonia”, shton ai.
Thekson se për të marrë pjesë në këtë garë, ka nevojë për ndihmë.
“Mbështetësve të mi ju premtoj se do të jap dhe jam duke bërë maksimumin, duke realizuar nga tre stërvitje në ditë vetëm për të fituar një pozitë sa më të mirë dje lartë, dua të bëhem kampion bote. Për mbështetje kam nevojë normalisht, ky sport është një ndër më të kushtueshmit që ka shpenzime maksimale të larta dhe un jam i hapur të bashkëpunoj me të gjithë ata që duan të ndihmojnë në rrugëtimin tim të suksesit”, përfundoi Ajremin Jusufi./indeks.mk/