Himni në shkollat e mesme, Aziri: Tendencë për imponimin e nacionalizmit agresiv

December 13, 2024

Elmi Aziri nga ASH-Sela tha se, propozim ligjin për shkollat e mesme, ku kërkohet intonimi i himnit të shtetit në shkolla, është i panevojshëm dhe siç thotë, është tendencë për imponimin e nacionalizmit agresiv, përcjell TV21. Aziri tha se teksti i himnit nuk shpreh realitetin multietnik të vendit dhe shtoi se, ky propozim edhe më shumë do të ndikojë në ndasi se sa në përafrim.

“Propozim ligjin për shkollat e mesme, ku kërkohet intonimi i himnit të shtetit në fillim dhe mbarim të vitit shkollor dhe në manifestime tjera, e shofim të panevojshëm dhe pjesë e tendencës për imponimin e nacionalizmit agresiv që veçmë ka filluar nëpër institucione që nga ardhja e Qeverisë se re. Patur parasyshë se teksti i himnit nuk shpreh realitetin multietnik të vendit dhe si i tillë, më shumë është etnik se shtetëror, kam bindjen se ky propozim edhe më shumë do të ndikojë në ndasi se sa në përafrim! Aq më tepër që do të kemi ndarje mes komunave që do ta përdorin dhe atyre që nuk do ta përdorin”, tha Elmi Aziri.

Previous Story

“AIR ALBANIA” i mbyllur për tifozët serb, ndeshja Shqipëri-Serbi pa tifoz mysafir

Next Story

SKANDAL/ Mësuesi nga Kumanova përgjak 14 vjeçarin gjatë orës së mësimit

Latest from Blog

Go toTop