Ylli belg, Eden Hazard thuhet se ka refuzuar një ofertë të madhe së fundmi nga Al Hilal në Arabisë Saudite, pasi mendon të pensionohet nga futbollit.
Hazard ndërpreu kontratën e tij me Real Madridin këtë verë, duke u bërë lojtar i lirë dhe emër atraktiv për shumë klube gjithandej botës.
Shumë klube kanë pyetur për 32-vjeçarin, duke filluar nga Crystal Palace, në Ligue 1 me Nice, Marseille e Lille e deri te Botafogo dhe një klub i paidentifikuar i MLS-së.
Sipas gazetarit Dahbia Hattabi nga Footmercato, Hazard dëshiron të ndalojë karrierën e tij si lojtar profesionist, pasi për momentin është i fokusuar të kalojë kohën e lirë me familjen e tij.
Hazard ka dështuar te Real Madridi, pasi ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 12 asistime në 76 paraqitje për Los Blancos nga viti 2019 deri në vitin 2023. /Telegrafi/