Hasani: Deklarata e Kurtit për gjuhën shqipe nuk arsyetohet! E fituam me mund e gjak

November 18, 2024

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ilir Hasani ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

 

Hasani shkruan në reagimin e tij se është I pakuptimtë relatizimi që Kurti i bëri çështjes së gjuhës shqipe për shqiptarët në RMV.

 

Ai shton se tashmë nuk flitet për përkrahje në fushatë zgjedhore, por për një dëm që po ju bëhet shqiptarëve e që është i parikuperueshëm.

 

Reagimi i plotë:

 

E dëgjova me kujdesin më të madh Kryeministrin e R. Kosovës z. Albin Kurti dhe për herë të parë nuk desha të besoj atë që e ndëgjoj nga ai. Të thuash që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe të relativizosh në atë mënyrë një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen nga përdorimi të gjuhës tënde, pêr të cilën është sakrifikuar gjak, mund, energji…, dhe çfarë jo, është jashta çdo kuptimi. Një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije ndaj miqve të tij të një koalicioni pa legjitimitet të shqiptarëve në RMV. Tashmë nuk flasim se cilin do ta përkrah Albini për zgjedhje, tash flasim për një dëm ndaj shqiptarëve në RMV që askush nuk do të mund ta rikuperoj!

Previous Story

Ademi: Gjuha shqipe është zyrtare!

Next Story

Gjuha shqipe, Mehmetaj i ashpër me Kurtin, vlerëson lartë punën e Ahmetit

Latest from Blog

Go toTop