Haradinaj, PDK-së dhe LDK-së: Pse nuk po e votoni mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit ?

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një deklaratë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke folur për situatën e krijuar së fundi ka parashtruar tri pyetje për deputetët dhe kabinetin qeveritar lidhur me atë nëse Kosova ka humbur besimin e aleatëve, kanë filluar ndëshkimet dhe është dobësuar përballë kundërshtarëve.

Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës po ashtu ka kritikuar dy partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se në tërë këtë situatë nuk po kanë guxim të votojnë për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“…E kemi humb besimin, kanë filluar ndëshkimet dhe jemi dobësuar përballë të gjithëve… S’ka palë kundërshtare e jona që nuk e shfrytëzon këtë… Në një situatë si kjo më së paku një takim me dyer të mbyllura të udhëheqësve institucional me ata politik…

Pse ka hezitime për mocion…. Pse bre s’po keni guxim me thanë po e votojmë mocionin, çka po ndodh te opozita…ku e keni problemin kolegët opozitarë, PDK, LDK që po mendoni hala se kush përfiton prej mocionit…veç një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë…”, u shpreh Haradinaj.

Ai para deputetëve shtroi pyetjen nëse është dikush që ende nuk e dinë se jemi duke e humbë besimin e aleatëve, ose që nuk ka ndodh humbja e besimit.

“Nëse është dikush që mendon se nuk e kemi humb besimin kisha deshtë me u ul me bisedu… A është konstatim i drejtë, a qëndron se e kemi humb besimin e partnerëve, aleatëve të sigurisë?”, tha i pari i AAK-së.

Sipas tij, deputetët nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodh asgjë. “…Unë nuk e kuptoj më këtë parlament….Ne jemi komik këtu nëse vijmë edhe sillemi sikur s’ka ndodh asgjë. Jemi duke u sjell me tallje ndaj të gjithë brezave që me mund na kanë sjell këtu ku jemi…”, tha ai.

Kryetari i AAK-së tha po ashtu se përveç humbjes së besimit, kanë filluar edhe ndëshkimet si dhe Kosova është dobësuar përballë kundërshtarëve.

“Me besim të humbur, me ndëshkim të atyre që na kanë ndihmu në kohë të vështira, a jemi më të fortë a më të dobët?… Kush është ai njeri që nuk di me bo atë matematikë të thjesht…?”, tha Haradinaj.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.