Haradinaj falënderon Ramën për qëndrimet e tij në KS të OKB-së

September 21, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Haradinaj ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus. Faleminderit!”, është shprehur Haradinaj.

Previous Story

28 vjeçari sulmohet fizikisht në një kazino në Gostivar

Next Story

Zbulohet droni rezistent ndaj nxehtësisë [Video]

Latest from Blog

Go toTop