Hapet zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Prishtinë/ Destani: Krijon mundësi të reja për investime

Dje u hap Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë. Dhe në këtë ceremoni krahas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si i ftuar nderi i Rrjetit Global të Biznesit të Diaspoërs ishte edhe sipërmarrësi i njohur Lazim Destani.

Ai tha se hapja e një zyre të tillë në Prishtinë ishte një hap i rëndësishëm për ekonominë dhe se do të krijojë më shumë lehtësira për investime.

“Në fjalën time përshëndetëse në këtë ceremoni nënvizova se për shumë afaristë të suksesshëm nga Gjermania e Kosova kjo Zyrë tash e tutje do të krijojë më shumë lehtësira dhe mundësi të reja qasjeje dhe përfaqësimi të drejtpërdrejtë në këto dy vende, por edhe më gjerë”, u shpreh ai.

Destani ndër tjera theksoi se diaspora duhet që vëmendjen dhe investimet t’i bëjë në Kosovë dhe në këtë mënyrë të ndalojë edhe largimin e të rinjëve nga vendi.

“Gjithashtu ndër të tjera theksova se diaspora duhet sa më shumë ta drejtojë vëmendjen tek investimet këtu në Kosovë si dhe më gjerë në rajonin tonë pasi ne po përballemi me dukurinë shqetësuese të largimit të të rinjve tanë nga vendi. Nëse ne si afaristë do kemi mundësi që vetë apo me partnerët tanë të investojmë por edhe të sjellim këtu investitorë të tjerë, me siguri se këtë shqetësim nuk do ta kemi”, u shpreh ai.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.