Hapet komuna e Haraçinës, administrata rinis punën

May 29, 2023

Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ka njoftuar se është hapur komuna, përcjell TV21. Ibraimi thotë se ky vendim vjen pas konsultimeve me autoritete shtetërore pasi paraprakisht komuna u mbyll për çështje sigurie.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës, ju njoftojmë se ditëve të kaluara kemi patur komunikime intensive me institucionet shtetërore dhe pas konsultimeve me kordinatorët e grupeve të këshilltarëve komunal, prej sot kemi filluar me punë dhe administrata komunale është në shërbim dhe në krye të detyrës. Vazhdojmë edhe më të bindur dhe më të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe popullit”, njofton Ibraimi.

Previous Story

Bekteshi: Qytetarët do të paguajnë rrymë më të lirë

Next Story

Benzema tundohet nga oferta që ka pranuar prej Arabisë Saudite

Latest from Blog

Go toTop