Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, alarm në avionin e kancelarit Scholz dhe delegacionit të tij, evakuohen me urgjencë nga aeroporti i Tel Aviv

October 17, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në momentin kur kancelari Olaf Scholz dhe delegacioni i tij kanë qenë duke u larguar nga Tel Aviv, Izrael, për në Kajro.

Sipas gjermanes “Bild”, pak para nisjes ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion, teksa Scholz kishte hipur tashmë në avionin qeveritar, ndërsa u është kërkuar që të gjithë të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin barkas.

Mësohet se shpërthimet kanë qenë të raketave të lëshuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit, për rrëzimin e raketa të lëshuara nga Hamasi.

Previous Story

Sulmi në spitalin e Gazës, Abbas anulon takimin me Biden, Abdullahn dhe Sisin

Next Story

Qeveria vendos/Do të përcaktohen lokacione për transferimin e arinjve të murmë, do të përgatitet plan veprimi për menaxhim

Latest from Blog

Go toTop