Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosreagim ndaj grevës së minatorëve të Trepçës.
Halimi ka thënë se derisa kryeministri ligjëron për lidershipin dhe liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë.
Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, saqë janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre
Lexo po ashtu
Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, saqë janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre
“Në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ky lider në realitet nuk po shfaqet në horizont”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje Halimi ka thënë se minatorët janë në grevë tash e pesë ditë, “të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore”.
“Kërkesat për mirëqenie e dinjitet gjithmonë dhe gjithkund janë të drejta!”, ka përfunduar ajo.