Halil Kastrati i argëton me muzikë live të moshuarit në Suharekë

October 3, 2023

Bamirësi Halil Kastrati e ka deshmuar që është njeri me zemër të madhe dhe i pandalshëm kur bëhet fjalë për të ndihmuar.

Ai dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, bashkë me mijëra bamirës, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e mirëqenjes së shumë familjeve.

Kastrati dhe shoqata e tij bamirëse, u kanë dalë në ndihmë e mbrojtje edhe të moshuarve, duke hapur strehë qëndrimi e jetese të mirëfilltë për ta, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, Kastrati ka menduar edhe për argëtimin e banorëve të Shtëpisë së të moshuarve në Suharekë, duke ju sjell muzikë live.

Për ta, ka kënduar këngëtari i mirënjohur gjakovar Alban Shehu nën shoqërimin e orkestrës së Vllaznim Buxhovit.

Një fotografi e këngëtarëve me Kastratin, nuk kishte si të mungonte.

Previous Story

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen, reagon mbi batutën seksiste dhe ofenduese të Albano Bogdos

Next Story

Vëllai i Albano Bogdos: Ai është Mbret, ju jeni fshatarë!

Latest from Blog

Go toTop