Hahn: Jam i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, të respektohet Marrëveshja e Prespës

Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn shprehu inkurajimin e tij për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të secilit vend, por edhe për të ndihmuar vendet fqinje.

Ai tha se është i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkoi që të respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Sa i përket rastit me Maqedoninë e Veriut, kjo më shqetëson. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, përfshirë veçanërisht qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që t’i përmbahen Marrëveshjes së Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të secilit vend, por edhe të ndihmojnë vendet fqinje”.

close
volume_off

“Besoj se ky angazhim, veçanërisht ndaj vendeve fqinje, për t’i ndihmuar me përpjekje të vazhdueshme, do të mbështesë të gjithë rajonin. Sepse vërtet besoj se nëse bëjmë një hap të qëndrueshëm përpara, në rastin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë ndikim në të gjithë rajonin, për shembull në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat duhet të riaktivizohen me Komisionin e ri”, tha Hahn në një konferencë për shtyp në Bruksel duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Johannes Hahn, në Komisionin Europian (2014-2019) ishte komisioner për zgjerim dhe fqinjësi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.