Haaland zgjedh kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur këtë sezon

June 9, 2023

Superylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka emëruar lojtarin më të fortë me të cilin është përballur gjatë sezonit që po lëmë pas 2022/23.

Verën e kaluar, sulmuesi norvegjez iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund në një marrëveshje me vlerë rreth 60 milionë euro.

Që atëherë, ai ka shënuar gola nga e majta, djathta dhe qendra, ndërsa shijoi një sezon debutues të shkëlqyeshëm në futbollin anglez.

Deri më tani, Haaland ka shënuar 52 gola në 52 ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë një rekord prej 36 golave në Ligën Premier.

Haaland shpallet “lojtari më i mirë i sezonit” dhe “lojtari i ri më i mirë i sezonit” në Ligën Premier
Lexo po ashtu
Haaland shpallet “lojtari më i mirë i sezonit” dhe “lojtari i ri më i mirë i sezonit” në Ligën Premier
22-vjeçari ka qenë një frikësues për mbrojtësit në Angli, por Haaland tani ka emëruar kundërshtarin më të vështirë që e ka pasur këtë sezon.

Duke folur për BT Sport përpara finales së Ligës së Kampionëve, ai u pyet për këtë temë nga ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand.

“Van Dijk, e kam thënë gjithmonë, mendoj se është shumë i mirë. Por gjëja e mirë është gjithashtu se unë jam duke luajtur me Ruben Dias, Akanji, Ake në stërvitje çdo ditë. Stërvitja nuk është e lehtë”.

“Por Van Dijk, më pëlqen shumë. Ai është i zgjuar, i shpejtë dhe në ajër, ai është gjithashtu joreal”, ka thënë Haaland. /Telegrafi/

Previous Story

Agjenti i Gnonto dhe Zaniolo takohet me drejtuesit e Juventusit

Next Story

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias koncert në Tiranë, ja sa do të kushtojnë biletat

Latest from Blog

Go toTop