Gurthemeli i Korridorit 10D, Kovaçevski: Jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 10 D – në Prilep tha se jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA, dhe këtë e kuptova nga vizita ime në SHBA, informon Indeks.mk

“Kam kënaqësi që sot vendosim gurthemelin e Korridorit 10D. Një projekt që sjell të mira ekonomike, lëvizje më të lirë dhe të mira të tjera për të gjithë qytetarët. Jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA, dhe këtë e kuptova nga vizita ime në SHBA. I lumtur që Bechtel dhe Enka merret me këtë projekt, sepse ky projekt paraqet investim kapital për vendin tonë, ndaj më gëzon fakti që kemi pasur shumë ministra nga kjo anë, ose nga Prilepi ose nga Manastiri dhe ky projekt nuk u bë, mirëpo ja tani erdhi koha që ky projekt të bëhët dhe të mos ngelet thjeshtë ne letër, port ë lidhin vendin tonë më lindjen dhe perëndimin, më portet në Shqipëri e Bullgari”, tha kryeministri Kovaçevski në fjalën e tij.

Ai potencoi se me këtë projekt po investohet në 8000 vende të reja punë, rritje ekonomike dhe rritje të BPV, krijimin e bizneseve të reja dhe punësime afatgjatë në këto biznese.

“Hapja e bizneseve të reja nënkupton taksapagues të rinj dhe rritje të buxhetit në arkën shtetërore, për ti kthyer pastaj këto mjete në investime në shkolla, shëndetësi, rrugë etj… Më këtë projekt trasojmë rrugën drejt zhvillimit ekonomik të vendit, ne flasim me shifra dhe projekte konkrete, sepse investimi në rrugë është investim të ardhmëri më të sigurt. Do të vazhdojmë rrugën tonë të investimeve në progresin e vendit, ndaj uroj punë të mbarë në këtë projekt”, potencoiKovaçevski.(Indeks.mk)

Share

Go toTop