Gurthemeli i Korridorit 10D, Grubi: S’ka Mickoski, as “Shën Mickoska” që mund ta ndalojë këtë projekt!

“Do të vihet fund pengmarrjes dhe bllokadës opozitare, ashtu siç nuk e bllokuan këtë projekt, askush nuk mund ta ndaloj dhe integrimin e vendit tonë në BE. Hipni të gjithë në trenin që çon drejt Brukselit sepse nuk ka kush ta ndalë”. Kështu tha në fjalën e tij, Artan Grubi – zëvendës kryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10D, informon Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Kënaqësi që jemi sot së bashku, që ju shoh në këtë rast kaq madhështor në këtë moment madhështor. Falëmnderoj dhe mirënjohje për secilin individ, politikan, drejtorë e deputet që përkrah këtë projekt. Mirënjohje BE, SHBA-të, Republikën Turke për përkrahje nga fillimi e deri më sot, deri në përfundim të projektit. Fakti që shumica absolute e deputetëve janë në përkrahje të këtij projekti dmth që do të bëhet, ndaj s’ka Mickoski, as Shën Micko që mund ta ndalojë… Atë që sot e shihni në kuvend, është mesazh që i erdhi fundi pengmarrjes së ligjeve, dhe të ardhmes së këtij populli. Do të vihet fund pengmarrjes dhe bllokadës opozitare, ashtu siç nuk e bllokuan këtë projekt, askush nuk mund ta ndaloj dhe integrimin e vendit tonë në BE. Hipni të gjithë në trenin që çon drejt Brukselit sepse nuk ka kush ta ndalë!”, tha Grubi në fjalën e tij, përcjell Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për tre seksionet e tjera të autostradës së Korridorit 8, ceremonia e vendosjes së gurthemelit u mbajt muajin e kaluar. Në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane tanimë ka nisur debati për ndryshimet në pesë ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve, të cilat janë propozuar nga Qeveria në procedurë të shkurtuar me flamur europian, me arsyetimin se këto korridore janë pjesë e rrjetit trans-europian të transportit dhe se është e nevojshme të bëhet lehtësimi i procedurave për ndërtim më të lirë dhe më të shpejtë.

Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka”, një partner strategjik i angazhuar me ligj të posaçëm si për projektimin ashtu edhe për ndërtimin e autostradave, ka hyrë në fuqi më datën 22 të muajit të kaluar. Përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore tashmë janë transferuar 117 milionë eurot e para për aktivitetet përgatitore në pritje të punimeve të ndërtimit dhe me Programin për financimin e seksioneve të korridoreve janë paraparë gjithsej 243 milionë euro për këtë vit. Vlera totale e projektit, sipas njoftimeve fillestare nga Qeveria, do të jetë 1.3 miliardë euro, si dhe 300 milionë euro shtesë për shpronësim.(Indeks.mk)

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.