Grupi punues për ndryshimet kushtetuese miratoi Rregulloren e punës

May 19, 2023

Grupi punues për përgatitjen e Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, në seancën e sotme njëzëri e miratoi Rregulloren e punës.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se Grupi punues do të punojë në bazë të Aktvendimit të Ministrit të Drejtësisë në të cilin është cekur se, ky trup është formuar me qëllim të përgatitjes së Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me detyrimin që rrjedh nga Konkluzioni i Ekstraktit të Draft-Procesverbalit numër 41 – 4327/1, nga seanca e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 25.04.2023.

Me Konkluzionin, Qeveria ngarkoi Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup punues, i cili do të përgatisë Propozim-Iniciativë për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën e RMV-së mbi bazë të konkluzioneve të miratuara nga Kuvendi.

Ministria e Drejtësisë njofton se Grupi i punës do të vazhdojë punën më 26 maj. /Telegrafi/

Previous Story

Trajkoviq serbëve në Veri: S’kemi të ardhme në Kosovë nëse e ndiqni Vuçiqin

Next Story

Bekteshi: Analizat për kthimin e tarifës së lirë për energjinë elektrike janë nga fundi, vendimi do të jetë në interes të qytetarëve

Latest from Blog

Go toTop