Grubi: VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet

October 5, 2023

“VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, transmeton Politiko.mk

Ai në intervistë ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se janë paguar penale për kompaninë që ndërton projektin më të madh në vend, Korridorin 8 dhe 10D.

“Zero denarë janë paguar penalitete për BECHTEL-in dhe ENKA-n, ka pasur gënjeshtër dhe propagandë brutale për investimin më të madh dhe të gjitha për përfitime ditore politike”, potencoi Grubi.

Previous Story

Ligji i ri për lojërat e fatit/ Grubi: Tash taksat do shkojnë në buxhet e jo në llogari jashtë vendit

Next Story

Artan Grubi: Nuk mund të bashkëpunojmë me parti të cilat janë kundër integrimit europian!

Latest from Blog

Go toTop