Grubi VLEN-it: Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por e keni mëshirën e VMRO-së

December 1, 2024

Ish kryeministri i parë Artan Grubi nga BDI i ka reaguar VLEN-it lidhur me akuzat e fundit për destabilizimin e situatës në Maqedoninë Veriut nga ana e BDI-së.

Ja reagimi i tij:

Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por me më rendësi se çdo gjë, nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën tuaj për tu nënshtruar dhe për t’ju shërbyer.

Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit.

Turpin që ia keni sjell vetës dhe familjeve tuaja nuk ua mbulon asnjë shpifje, prandaj, në përputhje me ligjin, pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis që tia zbuloj gënjeshtrat, të cilat i kanë përditshmëri”, ka shkruar Grubi

Previous Story

Grubi me reagim ndaj VLEN-it, paralajmëron padi: Nuk keni as dije, as guxim e as vullnetin e shqiptarëve

Next Story

Bela: Sa keq që një “monstrum” si Arben Fetai paguhet ende nga qytetarët!

Latest from Blog

Go toTop