Grubi: Viti i ri shkollor na gjen me shkolla të reja dhe me kushte bashkëkohore për një arsim cilësor

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grubi shkruan se ky vit i ri shkollor ka filluar me pergaditje maksimale, për një arsim sa më cilësor me kushte bashkëkohore.

Statusi i plotë:

Sot tempujt e dijes hapën sërish dyert për fëmijët tanë, ardhmërinë e vendit.
Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë një rrugëtim i mbarë për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, një proces mbarëvajtja cilësore e të cilit determinon perspektivën e vendit.
Themelet e shëndosha të një populli qëndrojnë falë dritës së dijes, andaj përkushtimi që ajo dritë të ndriçojë jetën e fëmijëve tanë është mbi gjithçka tjetër.
Viti shkollor 2023/2024 gjen vendin edhe më të përgatitur në aspekt të cilësisë hapësinore dhe kuadrit të mësimdhënies, e gjen me shkolla të reja që ishin nevojë e domosdoshme, me paga më të larta për mësimdhënësit.
Kontributi për arsim cilësor është proces i pandalshëm, sistematik, andaj në shërbim të këtij ideali janë të gjitha kapacitetet institucionale të vendit.
Fëmijë të dashur, fokusojuni në rrugën e dijes sepse shteg tjetër drejt suksesit nuk ka.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.