Grubi: Vendi ynë meriton të ardhme europiane, kemi histori të bujshme guximi dhe pajtimi mes popujve

May 9, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot me rastin e Ditës së Europës tha se Maqedonia si vend ka një histori të bujshme guximi dhe pajtimi mes popujve, dy pika kyçe këto të cilat kanë sjellur progresin e shtetit.

Grubi ndër të tjera tha se Maqedonia e Veriut meriton të ardhme europiane, sepse qytetarët dhe politikanët e dënjë te këtij vendi janë të orientuar drejt politikave progressive europiane.

“Të nderuar të pranishëm, të nderuar veteranë. Kontinenti ynë, vendi ynë ka histori, histori pajtimi dhe guximi. Në vitin 1991 në kishim guximin të shpallemi si shtet i pavarur, në vitin 2001 kishin guxim të bëjmë paqe dhe të ecim së bashku drejt rrugës së progresit, kemi pasur ndër vite guximin për të nënshkruar marrëveshje paqe për fqinjësi të mirë me miqtë tanë, poashtu dëshmuar se kemi guxim edhe për të ndërmarrë mbi vete sfida që vendin ta bëjmë pjesë të BE-së. Ky vend ka qytetarë dhe politikanë që kanë frymë pro amerikane dhe pro europiane. Ne jemi të vetëdijshëm se paqja dhe perspektiva vjen kur jemi bashkë dhe punojmë së bashku për vendin tonë, sepse vendi ynë meriton të ardhme europiane.”, deklaroi Grubi.

Previous Story

Maqedonia e Veriut 9 Majin e shënon me fillimin e negociatave me BE-në dhe procesin e skriningut

Next Story

Fushata e MASH-it : Së bashku t’i japim fund dhunës në shkollë

Latest from Blog

Go toTop