Grubi uron SHBA-të: Përjetësisht mirënjohës, urojmë mbarë popullin amerikan

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në urimin e tij, Grubi ka potencuar se urimi shkon për të gjithë shtetasit amerikan që sipas tij, janë guardian të demokracisë dhe paqes botërore.

Ai shton se kapitujt e të gjitha të arriturave tona demokratike kanë vulën e mbështjetjes së përhershme të SHBA-ve.

“Sot urojmë mbarë popullin amerikan në shënimin e përvjetorit të 247-të të shtetit të tyre, gardianëve të demokracisë dhe paqes botërore. Kapitujt e të gjitha të arriturave tona demokratike kanë vulën e mbështjetjes së përhershme amerikane dhe ruajtja e miqësisë sonë shumëvjeçare është jetike për të ardhmen e përparuar. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Grubi.

Share

Go toTop