Grubi uron bashkëqytetarët maqedonas për ditën e “Shën Kirilit dhe Metodit”

May 24, 2023

Me rastin e shënimit të ditës së “Shën Kirilit dhe Metodit”, iluministëve mbarëslloven, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar bashkëqytetarët maqedonas.

Në urimin e tij Grubi shkruan se kujtimi për këto figura historike, duhet të jetë frymëzim për të ndërtuar ardhmërinë europiane të vendit.

Statusi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetar maqedonas,

Themelet e çdo identiteti kombëtar qëndrojnë mbi rolin dhe kontributin e figurave që dhanë gjithçka nga vetja për vendosjen e themeleve të gjuhës.

Uroj që sot kujtimi për vëllezërit Kirili dhe Metodi të jetë frymëzim për të gjithë ju në aspiratën për përparimin e vendit, në rrugën për të ardhmes europiane drejt së cilës po hapërojmë me vlerat tona të pakontestuara gjuhësore dhe kulturore.

Vetëm mbi respektin e ndërsjelltë të gjuhëve dhe kulturave tona qëndron ardhmëria e shëndoshë e vendlindjes sonë.

Urime festën!

Previous Story

“E dini besoj që bëra sikur vdiqa, apo jo”, çfarë po ndodh në Facebook-un e Maradonës

Next Story

Kryetari Ahmeti përkujton 10 anëtarët e familjes Zymberi në 22 vjetorin e rënies së tyre

Latest from Blog

Go toTop