Grubi: U pa që Mickoski ka ndryshuar qëndrim për ndryshimet kushtetuese, përmendi gjëra të pathëna më herët

June 12, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Studio 10” në Tv 24 tha se sfidës së hapur që kërkoi Hristijan Mickoski, BDI iu përgjigj mënjëherë dhe më korrektësi.

Sipas Grubit, në deklaratën e Mickoskit u vërejtën tre komponetë kryesore që më herët nuk i kishte përmendur.

“Mendimi i ndryshuar që shprehu Mickoski është për tu vlerësuar sepse shprehi një qëndrim ndryshe. Në ju përgjigjëm menjëherë asaj deklarate të Mickoskit, e sfiduam. Ne dëgjuam se ai pranon ndryshimet kushtetuese, pranon bullgarët në kushtetutë dhe nuk kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra ai ndryshoi qëndrim dhe sot jemi në një terren tjetër. Puna mbetet tek komisioni i ndryshimit të amdamenteve dhe VMRO-DPMNE pasi po të njejtët thanë se nuk votojnë, ndersa mjaftoi një deklaratë nga Mickoski që ato deklarata të bien në ujë”, tha Grubi.

Previous Story

Qeveria e Maqedonisë mund të mbetet pa parti shqiptare

Next Story

Grubi: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ashtu siç e fitoi vendin edhe në NATO

Latest from Blog

Go toTop