Grubi: Te gjuha shqipe nuk ka kompromis, nuk ka politikë, nuk ka parti, ka vetëm komb!

December 7, 2024

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur nismën e mbi 250 akademikëve shqiptarë kundër tendecave të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e gjuhës shqipe.

Grubi shkruan se të njejtin shqetësim e ndajnë qytetarët pa përjashtim, mirëpo zanafilla e kësaj problematikë është më 8 maj kur nuk u respektua as vullneti i popullit dhe të nënshtruarit u bënë pjesë e qeverisë së re.

Reagimi i plotë:

Përshëndes guximin akademik dhe kombëtar të intelektualëve shqiptar kundër tendencave sistematike për të zhbërë çdo të arritur kombëtare në aspektin e barazisë në Maqedoninë e veriut.

Të njejtin shqetësim e ndajnë edhe studentët, nxënësit, qytetarët, që të gjithë, pa përjashtim.

Akrobacionet amatore politike, ka ligj, s’ka ligj, gjykata kështu, gjykata ashtu, na sollën deri në këtë derexhe e cila zanafillën e vet e ka në mos respektimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit nga ana e mandatarit dhe pranimin e pakusht të rolit të të nënshtruarit nga ana e humbësve të zgjedhjeve.

Gjuhën shqipe e flasim edhe ne, edhe ju!

Te gjuha shqipe nuk ka kompromis, nuk ka politikë, nuk ka parti, ka vetëm komb!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1126645382158312&set=a.262689908553868

Previous Story

Bardhyl Kuka: DORËHEQJE, nëse prekët gjuha shqipe!

Next Story

Arta Bilalli Zendeli: Izet, gjuha shqipe nuk është lojë

Latest from Blog

Go toTop