Grubi takoi eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk: Ndryshimet kushtetuese përforcojnë vlerat e demokracisë në vend

June 21, 2023

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi ka pritur sot në takim eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk.

Siç njoftoi Grubi në rrjetin social Facebook, temë diskutimi me Kyuchyuk ka qenë situata aktuale politike në Maqedoni me theks të veçantë rrugëtimi i vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Statusi i plotë:

Me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk diskutuam sot mbi sfidat e integrimit europian të vendit dhe mbarë rajonit, duke komentuar mbi momentumin jetik që nuk duhet lëshuar për të vulosur të ardhmen europiane.

Ndryshimet kushtetuese duhen parë dhe perceptuar drejtë në prizmën e perspektivës më të madhe zhvillimore të vendit dhe përforcimit të vlerave të demokracisë.

Rajoni duhet fuqishëm të etablojë politikëbërje të përbashkët progresive, të zgjidhë kontestet që ia bllokojnë shtegun pa alternativë tjetër përparimi, atë drejt Bashkimit Europian.

 

Previous Story

Lloga i reagon Apasievit: Pas Titos dhe Hoxhës destinacioni juaj i radhës është Musolini

Next Story

MASH miraton hapjen e dy paraleleve të reja në gjuhën shqipe në Veles

Latest from Blog

Go toTop