Grubi: Srebrenica është plagë e pashërueshme

July 11, 2023

“Sot bota mbarë kujton njërin nga episodet më të errëta në historinë e saj, gjenocidin serb në Srebrenicë dhe bilancin e tij tronditës prej 8372 viktimave të konfirmuara”, kështu e nis shkrimin në “Facebook”, Zëvendëskryeministri, Artan Grubi.

Sipas tij, ato jetë të pafajshme të shuara padrejtësisht, le të jenë jehonë e përjetshme në ndërgjegjen mbarënjerëzore që kurrë më të mos përjetohen dhimbje të tilla.

“Srebrenica është plagë e pashërueshme dhe pasojë e një ideologjie të mbrapshtë shoviniste që duhet ç’rrënjosur njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Grubi.

Previous Story

Samiti i NATO-s, Osmani takon Blinkenin

Next Story

MPB: 153 gjoba në Shkup, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Latest from Blog

Go toTop