Grubi: Shteti nuk ka paguar penale për “Bechtel dhe Enka”

Asnjë penale nga shteti nuk i është paguar konsorciumit “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e seksioneve të Korridoreve 8 dhe 10D, pohon zv.kryeministri i parë dhe koordinatori për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, Artan Grubi.

Ai sot po i përgjigjej pyetjes së deputetes së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova lidhur me thirrjet që i bën për punësim në konsorciumin “Bechtel and Enka”.

– Më kujtohet në të kaluarën, në mos gaboj, në tre Qeveri që ka pasur VMRO-DPMNE nga viti 2006 deri në vitin 2017, me çdo investim të huaj, a nuk ka thënë kryeministri i atëhershëm, ministri i financave apo dikush tjetër që 1000 vende të reja pune u hapën dhe u bënë thirrje qytetarëve që të punësohen në ato kompani, në zonat industriale dhe ekonomike. Pra, ishte një fushatë e tërë e gjithë Qeverisë së VMRO për hapjen e vendeve të punës në sektorin privat dhe u bënë thirrje qytetarëve që të punësohen. Asgjë nuk ndryshon me këtë projekt, i cili financohet nga shteti dhe që mundëson hapjen e më shumë se 2000 vendeve të punës për qytetarët tanë, tha Grubi.

Ai kërkoi që deputetët e VMRO-DPMNE-së t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vendet e punës që kërkon konsorciumi “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave në vend.

Në lidhje me atë nëse konsorciumit i janë paguar penale nga shteti, ai theksoi se të dhënat janë publike dhe janë të disponueshme në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.

Share

Go toTop