Grubi: Shkollë e re fillore për nxënësit në fshatin Çiflik të Sopishtës

May 23, 2023

Fëmijët e fshatrave Çiflik, Sveta Petkë dhe Patishka Rekë do të bëhen me shkolle të re, ky është vendimi i miratuar sot në seancën qeveritare.

Lajmin e ka bërë të ditur për opinionin zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook jep dhe detaje më të konkretizuara për projektin.

Statusi i plotë:

Po e bëjmë realitet kërkesën e banorëve të fshatrave Çiflik, Sveta Petkë dhe Patishka Rekë për themelimin e një shkolle të re fillore në gjuhën shqipe.

Në seancën e sotme të Qeverisë dhamë mendim pozitiv për ndarjen e shkollës ekzistuese fillore “Draga Stojanovska” në fshatin Rakotincë dhe themelimin e shkollës së re fillore “Dituria” në fshatin Çiflik, në përbërje të së cilës do të jenë edhe shkollat e rajonit në fshatin Sveta Petkë dhe Patishka Rekë.

Mësimi do të zhvillohet në objektet ekzistuese që i plotësojnë të gjitha standardet për mbarëvajtje të procesit edukativo – arsimor, për çka janë siguruar edhe mësimdhënës për të gjitha lëndët nga grupi klasor dhe mësimi lëndor.

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid02xXekZ8YsEQPzgaDB1qNnkTEsmbcmFxRw6CJoFE23LS3kCg2p7HC8u1t6KhJGaxdvl/?mibextid=Nif5oz

Previous Story

Mos pini rregullisht ujë të gazuar, po dëmtoni shëndetin tuaj…

Next Story

Grubi: Universiteti “Nëna Terezë” nga sot është pronar i objekteve në ish kazermën “Ilinden”

Latest from Blog

Go toTop