Grubi shfaqet me kollare rozë, në mbështetje të muajit ndërgjegjësues për kancerin e gjirit

October 5, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili sonte ishte i ftuar në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5, foli mbi shumë çështje aktuale nga politika vendore, mirëpo ajo që mori vëmendje ishte dhe paraqitja e tij, kësaj herë me një kollare ngjyrë rozë.

Natyrisht, Grubi e ka mendur këtë paraqitje dhe si një lloj solidarizimi me të gjithë gratë dhe burrat e prekur nga kanceri i gjirit, pasi muaji tetor njihet si muaji rozë – muaji i ndërgjegjësimit ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

Kujtojmë se Grubi në shumë paraqitje mediatike apo edhe ngjarje të rëndësishme është komentuar për pamjen e tij, herë më zyrtare e herë më “casual”.

Ndër rastet e fundit që ai u përfol për paraqitje unike ishte muaji prill kur dhe u vendos pllakata për fillimin e punimeve për Korridorin 8, me ç’rast Grubi u shfaq me një bluzë që simbolizonte këtë projekt.

Previous Story

Grubi: VMRO i ka dhënë monopol 15 vjeçar kompanive bullgare dhe serbe për lojërat e fatit

Next Story

Xhaferi: Kryetari i Kuvendit mund ta ndërpresë seancën nëse nuk ka kuorum

Latest from Blog

Go toTop